Aksidenti në Fier, një 41- vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar një 74-vjeçar i cili ndodhet në spitalin e Fierit. 74-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur arresimin e 41 vjeçarit i cili nodhej në një lokal.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim, për shtetasin L.S, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek kryqëzimi i “Grecallisë”, Fier, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin N.D, 74 vjeç, banues në fshatin Grecalli, për pasojë është dëmtuar N.D, i cili pas mjekimit në Spital, u largua për në banesë.


