Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Sukth. Policia raporton se në aksident janë përfshirë mjeti tip “Renault” me drejtuesin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin XH.B, rreth 55-vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe tre pasagjerë në moshë të mitur.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”, shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.