Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Policia bën me dije se në aksin rrugor Manzë Durrës, shtetasi P. M., rreth 65 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke dalë nga rruga.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Manzë Durrës, shtetasi P. M., rreth 65 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke dalë nga rruga.
Për pasojë 65 vjeçari është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.