Një aksident me pasojë një të vdekur dhe 3 të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Burrel-Komsi, në vendin e quajtur Muzhak.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një makinë është përplasur me një motor, ndërsa ka goditur edhe 3 persona në trotuar.
Viktima është Gentian Hani 28 vjeç, ndërsa identiteti i të plagosurve nuk bëhet i ditur. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe motiveve te aksidentit.


