Aksident në Berat,mjeti e përplas dhe e fut poshtë rrotave të makinës drejtuesin e biçikletës, i plagosuri në gjendje të rëndë. Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Berat.Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit,në rrugën e re në lagjen “Çelepis”.
Gazetarja Eneida Petova ka raportuar për BalkanWeb se mjeti, tip Fuoristradë Tuareg, me targa AA 661 ZD, ka goditur një të moshuar që qarkullonte përpara tij me biçikletë.
I moshuari është hedhur fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës, ku përfundoi pas përplasjes së rëndë.
I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie,që po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.


