• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENT NË BERAT/ 51-vjeçari i dehur në timon përplas me makinë dy të rinjtë. Mjetet përfundojnë në kanal, plagoset rëndë pasagjeri
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENT NË BERAT/ 51-vjeçari i dehur në timon përplas me makinë dy të rinjtë. Mjetet përfundojnë në kanal, plagoset rëndë pasagjeri

25 December, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore. Në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë” dy mjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në kanal. Një 51-vjeçar që udhëtonte i pirë në mjetin tip ‘Mercedes Benz’, me targa AA 279 EF, ka përplasur nga prapa një automjet tip ‘Ford’ ‘Fokus’, me targa AA 649 FC. Si pasojë e përplasjes të dyja mjetet kanë devijuar nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Dy drejtuesit e mjeteve kanë dalë pa dëmtime, ndërkohë që është plagosur rëndë pasagjeri 30-vjeçar që udhëtonte në mjetin tip ‘Ford Fokus’. I plagosuri ka pësuar fraktura të shumta në gjymtyrë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të zbardhur shkaqet e tij.

Nga matjet e para në vendngjarje, konfirmohet se shkak për këtë aksident është bërë mjeti, tip ‘Benz’, që duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të qytetit të Beratit, ka goditur nga prapa ‘Fordin’. Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se 51-vjeçari që drejtonte ‘Benzin’ ishte i pirë në timon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article METODA E RE E ANALIZËS/ Inteligjenca Artificiale identifikon më shumë se 100 000 kratere hënore
Previous article "BLERJET QË KANË ARDHUR NË JANAR..."/ Romagnoli zbulon sekretin e Milan dhe Pioli

Delo.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT