Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Burime për ALPEnews.al bëjnë me dije se si pasojë janë perplasur dy automjete dhe një maune.
Tre makinat e përplasura kanë krijuar radhë në austrodë teksa njerëzit po nxitojnë të kryejnë lëvizjet e fundit përpara mbylljes së qarkullimit tri ditor të fundjavës të urdhëruar nga qeveria si pjesë e planit kundër koronavirusit.



