Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Gramsh-Cërrik, ku është përplasur një fugon me një kamionçinë.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerret të Gramshit, rreth orës 14:50. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara.
Si pasojë e përplasjes mes tyre, automjetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore dhe njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit, ndërsa drejtuesi tjetër ka pësuar lëndime të lehta.




