Një tjetër aksident me monopatinë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 17-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes 17-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. Q., 40 vjeç. Policia rrugore po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë për aksidentin.


