Katër aksidente janë regjistruar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës brenda pak minutave.
Në aksident janë përfshirë 9 makina, ndërsa vetëm një person është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për aksidentet janë bërë reshjet e dendura të shiut që përfshinë Tiranën, por edhe pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës së sotme.
Pas aksidenteve ka një shtim të patrullave të policisë në autostradë.
Pamjet nga aksidentet në autostradën Tiranë-Durrës janë dërguar në redaksitë e mediave nga qytetarët.


