Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident në Rrugën Bajram Curri-Fierzë.
Mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin N.M., banues në Bajram-Curri, Tropojë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.D., banues në fshatin Dushaj.
Shtetasi F.D., udhëtonte me vëllain dhe dy pasagjer.
Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen shtetasi M.D., 64 vjeç, banues në fashtin Dushaj,(pasagjer, vëllai i drejtuesit mjetit tip Benz), si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi F.D., rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç (pasagjer).
Drejtuesi i mjetit tip “BMw”, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al


