Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një person ka gjetur vdekjen dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura me harqe”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, për shkaqe ende të paqarta. Viktima është identifikuar me inicialet F.O., teksa të plagosurit A.M. dhe Z.L.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volksëagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.