Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë para godinës së Kryeministrisë.
Nga raportimet e para nga dëshmitarët okularë mësohet se në aksident janë përfshrë dy automjete dhe fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.





