Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa një shtetase shqiptare, me banim në Tiranë ka qenë duke i dhënë makinës në aksin Sauk-Tiranë teksa është goditur me bordurën ku janë aksidentuar edhe dy pasagjerë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.07.2018, në aksin rrugor Sauk-Tiranë, shtetasja Z.K., vjeçe 31, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurat anësore, e për pasojë janë dëmtuar pasagjeret J.Sh., dhe Sh.K., vjeçe 7 e 52, të cilat pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.