Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa një shtetas shqiptar, me banim në Koplik ka qenë duke i dhënë motorit teksa është goditur me një automjet, tip veturë “Mercedes-Benz” ku janë aksidentuar drejtuesit dhe një pasagjer.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin S.B., vjeç 33, banues në Koplik, pasi dyshohet se duke drejtuar motorin tip “Honda”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi B.P., vjeç 54, banues në Shkodër, për pasojë është dëmtuar pasagjeri i motorit, shtetasi M.R., vjeç 21, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


