Aksident i rëndë automobilistik në autostradën Elbasan-Peqin. Përplasen tre automjete, m,es tyre edhe një urgon i Postës.
Ende nuk dihet se sa të plagosur janë. Por nuk ka të vdekur.
Dëshmitarë okularë njoftojnë infoelbasani.al se përplasja mes tre automjeteve ka qenë e fortë dhe se ka bllokuar për disa minuta krejtësisht autostradën.
Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Peqinit (baipasin) në afërsi të një karburanti sapo kalon urën mbi lumin Shkumbin.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor. Infoelbasani.al





