Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të Tiranës. Urbani i linjës Kombinat-Kinostudio ka goditur një kalimtar duke e përplasur përtokë.
Burime thanë se kalimtari rreth 30 vjeç ka mbetur disa minuta i rrëzuar përtokë deri në mbërritjen e policisë dhe autoambulancës.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin, duke bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të urbanit.


