Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Fier, afër rrethrrotullimit të Kolonjës.
Raportohet për redaksinë e ALPENews.al ekskluzivisht se ka të lënduar me plagë të lehta, ndërsa bëhet me dije se makina ka dalë nga rruga.
Shoferi raportohet të ketë qenë me shpejtësi teksa drejtonte makinën dhe menjëherë është shoqëruar në ambjentet e urgjencës së qytetit.
Nuk raportohet të ketë pasagjerë që kanë humbur jetën por të plagosur lehtë dhe vetëm disa dëme materiale.
Ashtu siç shihni nga fotot e siguruara nga redaksia e ALPENews.al makina është tërhequr nga një vinxh i cili ka mbërritur disa minuta pas ngjarjes së ndodhur.
MOMENTET E NXJERRJES SË MAKINËS
/ALPENews.al