Një aksident është regjistruar sot në Laprakë, ku një mjet ka përplasur një këmbësore. Mësohet se e aksidentuara ka marrë dëmtime të shumta, ndërsa ende nuk dihet identiteti i saj.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se këmbësorja nuk po ecte në vijat e bardha gjatë kohës që është përplasur nga mjeti.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


