Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën e 10 tetorit në Erbusco të Italisë me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari shqiptar.
Shqiptari Rasim Muka udhëtonte në mjetin Fiat Punto si pasagjer së bashku me vëllain kur u përplasën me një furgon, duke shkaktuar aksidentin fatal për 55-vjeçarin.
Dinamika e aksidentit po hetohet ende nga Policia Rrugore, ndërsa nga një ide fillestare duket se makina ka pushtuar korsinë përballë, duke u futur në drejtimin e furgonit, drejtuesi i të cilit nuk ka mundur të shmangë përplasjen.