Dy automjete janë përplasur midis tyre paraditen e sotme.
Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, i cili ndodhet në spitalin rajonal “Omer Nishani”.


