Dy persona, kanë mbetur të plagosur ditën e sotme, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fier.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shën e Premte ku të plagosur kanë mbetur një çift bashkëshortësh, të cilët u përplasën nga një automjet, ndërsa ishin duke ecur mbi një karrocë me gomarë.
Të plagosurit janë Irakli Nune 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij, 54-vjeçarja me inicialet F.N, të cilët ishin duke u kthyer pasi kishin punuar tokën.
Drejtuesi i mjetit ka dërguar në spital dy të plagosurit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarje.


