Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Incidenti ndodhi në rrugën e Elbasanit, që të çon për Farkë.
Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën ndërkohë që njëra prej tyre nga shtytja e fortë u përplas edhe më një furgon të parkuar aty pranë.
Nga foto e siguruar nga Gazeta Shqip duket një automjet tip Benz i cili është i bërë copë nga të dyja anët.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar, ndërkohë që në Benz-in në foto brenda ishin 4 djem të rinj.
Policia erdhi menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës.



