Tap në rrugë arrestohet shtetasi H.E i cili ka aksidentuar një qytetar nga Elbasani i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shoferi ishte në gjendje të dehur.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 16.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për shtetasin H.E. vjeç 60, banues në Peqin, sepse në rrugën Elbasan-Peqin, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar karrocierin shtetasin S.F. vjeç 75, banues në fshatin Vidhas – Elbasan, cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.


