Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit në lagjen “28 nëntori”.
Makina ka përplasur për vdekje kalimtarin që dyshohet se është rreth moshës 60 vjeç. Automjeti tip Volkswagen drejtohej nga 47 vjeçari me iniciale L.K.
Policia e ka shoqëruar drejtuesin e mjetit drejt Komisariatit.


