Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ndërsa Policia e Shtetit ka bërë publik njoftimin zyrtar.
Bëhet me dije se janë dy të plagosur, shoferi i automjetit dhe bashkëshortja e tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.05.2018, nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Elbasan, për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit rrugor,” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, për shtetasin A.P.,31 vjeç, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, fshati Labinot Fushë Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Hondai ”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset anësore, dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetasja A.B., 20 vjeçe, banuese në Ballsh, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.


