Një aksident i rëndë me një viktimë është shënuar këtë pasdite në autostradën Tiranë –Durrës.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, një 51-vjeçar, me iniciale M. Th., shofer i një autobusi, ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vend.
Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit.
Informacion paraprak
Në autostradën “Tiranë-Durrës” mjeti autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit.