Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë në superstradën Lezhë-Milot. Ngjarja ka ndodhur pranë Ishullit të Lezhës.
Mjet tip ‘Golf 5’ ka goditur nga pas një ekskavator të bashkisë Lezhë.
Ndërkohë që njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.


