Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit, ku një fëmijë 3-vjeçar është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në aksin “Maminas-Marikaj”, rreth orës 17:40. Bëhet me dije se i mituri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme, deri në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.