Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë. Sipas fotografive të shpërndara në media, shihet që aksidenti ka qenë i rëndë dhe makina ka përfunduar poshtë rrugës. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, pasi nuk ka pasur përplasje me asnjë mjet tjetër.
Njoftimi i policisë:
Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje.



