Një aksident rrugor ndodhi rreth orës 15:00 ditë e sotme në aksin Fier-Lushnje, ku një makinë u përmbys dhe përfundoi në kanal.
Ngjarja ndodhi tek kthesa e Kolonjës, ndërsa sipas raportuesve për JOQ.al, automjeti që ka përfunduar në kanal drejtohej nga një grua.
Kjo e fundit ka humbur kontrollin e makinës pasi një tjetër automjet i ka prerë rrugën.
Së bashku me të mësohet se udhëtonte dhe një pasagjer i seksit mashkull, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.



