Kate Middleton është një nga pjestaret e familjes mbretërore që model të preferuar ka flokët e kapura bisht, por prej kohësh ajo e ka ngritur këtë të fundit , në një tjetër nivel.
Mjafton të rrotulloni rreth bishtit, një shall të mëndafshtë, apo një fjongo dhe ja ku krijuar modelin më IN të kësaj pranvere.
Do të ishte shtëpia e modës Chanel dhe parukieri i shumë figurave të famshme Sam McKnight ai që do të rikthente fjongot në vëmendje.
POR këto të fundit nuk janë një prurje e re këtë sezon, pasi fëmijëria e të gjitha vajzave të vogla ka qenë e mbushur me këtë aksesor shumë të dashur! Por që të mos ngjani si një vogëlushe, do t’ju tregojmë sesi duhet t’i kapni flokët.