• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKLUZOHET PËR KORRUPSION/ Ish-kryeministri i Pakistanit Khan dënohet me 3 vite burg
Home
Nderkombetare

AKLUZOHET PËR KORRUPSION/ Ish-kryeministri i Pakistanit Khan dënohet me 3 vite burg

5 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me tri vjet burgim të shtunën, nën akuzat për korrupsion, të cilat i mohon.

Një gjykatë në Islamabad e shpalli atë fajtor për mosdeklarimin e parave që i kishte fituar përmes shitjes së dhuratave shtetërore, raportoi televizioni shtetëror pakistanez më 5 gusht.

Khan nuk ishte i pranishëm në Gjykatën e Lartë të Islamabadit kur u mor vendimi për dënimin e tij.
Gjykatësi urdhëroi që Khan të arrestohet menjëherë. Avokati i tij, Intazar Hussain, tha për Reuters së ish-kryeministri është dërguar në paraburgim nga shtëpia e tij në Lahore.

Ekipi ligjor i Khan ka thënë se do të ankohet ndaj vendimit. Ndërsa, Khan i ka cilësuar akuzat si të motivuara politikisht.

“Është e rëndësishme të përmendet se nuk na u dha asnjë mundësi t’i paraqesim dëshmitarët, e as kohë për t’i mbledhur argumentet tona”, tha një anëtar i ekipit të tij mbrojtës.

Ai po përballet me mbi 150 raste të cilat u ngritën kundër tij qëkur u rrëzua nga pushteti në prill të vitit 2022.
Kjo është një goditje e re ndaj përpjekje të Khanit për t’u kthyer në pushtet.

Qëkur u rrëzua nga pushteti në një votim të mosbesimit në Parlament, Khan është përballur me raste ligjore vazhdimisht.

Ai akuzohet për korrupsion, terrorizëm dhe nxitje të dhunës gjatë protestave vdekjeprurëse në maj, në të cilat përkrahësit e tij i sulmuan pronat e Qeverisë dhe ushtrisë nëpër vend./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDEZI ZJARR PËR TË DJEGUR MBETURINAT, POR DOGJI.../ Arrestohet 50-vjeçari në Durrës
Previous article KRIM BRENDA FAMILJES/ Djali vret babain me thikë pas një sherri momenti

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT