• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Akademia Serbe e Shkencave me libër prej 250 faqesh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Home
Rajon

Akademia Serbe e Shkencave me libër prej 250 faqesh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

5 March, 2018 Ina.Autor Rajon

kademia Serbe e Shkencave dhe Arteve (SANU) ka paralajmëruar se shumë shpejt, ndoshta deri në fund të muajit mars, do të botojë librin me opinionet e anëtarëve të për Kosovën, që do të jetë kontributi i saj në dialogun mbi këtë temë.

Nënkryetari i SANU, Ljubomir Maksimovic, sipas agjencisë serbe FoNet, ka thënë se libri, do të përmbajë tekste autoriale të disa prej anëtarëve të saj, të cilët me profesionin e tyre në mënyrë të veçantë janë të thirrur për të shprehur mendimin shkencor.

Ai tha se nuk do të ketë më shumë se dhjetë tekste autoriale, kurse si autorë të tyre përmendi akademikët Vuksanovic, Varadi dhe Çavoski, përcjell Telegrafi.

Në pjesën e dytë të librit, sipas tij, do të prezantohet se çka është thënë në diskutimet e organizuara nga Departamentet e SANU për Kosovën me emrat e pjesëmarrësve dhe çfarë kanë thënë.

Sipas tij, libri do të ketë rreth 250 faqe, kurse shtypja e tij do të fillojë më 12 mars me një numër të madh kopjesh.

“Akademia nuk është e korporative, as në aspektin politik, ekonomik e as në ndonjë kuptim tjetër. Ajo nuk nxjerr konkluzione në lidhje me çështjet e mëdha, të cilat do të votoheshin në kuvende të ndryshme dhe kjo do të ishte politika zyrtare e Akademisë”, tha Maksimovic, duke shtuar se Akademia është një grup i artistëve të lirë .

Sipas Maksimovic, shumica prej tyre merren, si pjesë kryesore të aktiviteteve të tyre, me metodat shkencore ose si artistë edhe me çështje të cilat janë të rëndësisë së përgjithshme shoqërore, dhe e tillë është çështja e Kosovës.

Maksimovic njoftoi se së shpejti do të publikohet një botim me një bibliografi të plotë të gjithçka që është shkruar dhe të thënë nën kulmin e SANU për Kosovën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndotja në Ballkan: Ajri nuk njeh kufij shtetërorë
Previous article ARTUR AJAZI/ Basha nuk e do më Berishën në PD

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT