• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKADEMIA E SIGURISE/ Policia e Shtetit hap aplikimet, ja kriteret që duhet të përmbushni
Home
Sociale

AKADEMIA E SIGURISE/ Policia e Shtetit hap aplikimet, ja kriteret që duhet të përmbushni

17 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Jeni në pritje për të aplikuar për “Patrullë të Përgjithshme”? Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, Kolegji Profesional i Lartë dhe Kolegjin e Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, ndërsa sqaron se do të nisur aplikimet.

Policia e Shtetit bën me dije se aplikimet për të konkurruar në Akademinë e Sigurisë për “Patrullë të Përgjithshme”, do të nisin në 20 Korrik 2018, proces që do të përmbyllet në 20 shtator.

APLIKIMI
Aplikimi do të bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Procesi i aplikimit është i hapur deri në 20 Shtator 2018 dhe formularët e aplikimit mund të tërhiqen pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë.
Në përfundim të të gjithë procesit të konkurimit do të përzgjidhen 150 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë, nga të cilët 19 % për gjininë më pak të përfaqësuar dhe 1.9% për minoritetet.
Kur nuk plotësohet kuota e përcaktuar për gjininë më pak të përfaqësuar dhe minoritetet do të merren në rend zbritës aplikantët, të cilët përfaqësojnë po këto kategori, por që duhet të kenë arritur minimumin e pikëve për t’u shpallur fitues.

KRITERET E PERZGJEDHJES
Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti për të ndjekur studimet në Akdeminë e Sigurisë Kolegji i Lartë Profesional “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme” janë:
– të jetë shtetas shqiptar;
– të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
– të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
– të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
– të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje;
– të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie;
– të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

DOKUMENTACIONET PËR APLIKIM
Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
– formularin e aplikimit;
– fotokopje të kartës së identitetit;
– dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;
– fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
– certifikatë të gjendjes gjyqësore;
– vërtetim nga gjykata;
– vërtetim nga prokuroria;
– raport mjeko-ligjor;
– fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);
– dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;
– mandat pagesën e tarifës së aplikimit.
Radha e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve
Për përzgjedhjen e kandidatëve, që do t’i nënshtrohen konkurimit do të ndiqen hapat e mëposhtëm:
– dorëzimi i dokumentacionit nga aplikanti dhe dhënia e numrit të regjistrimit nga struktura vendore e burimeve njerëzore;
– shqyrtimi i kritereve dhe dokumentacionit nga struktura vendore e burimeve njerëzore, nëse aplikanti plotëson kriteret e përcaktuara;
– verifikimi paraprak i aplikantëve për rekorde të mundshme kriminale;
– njoftimi me shkrim nga struktura vendore i aplikantëve, që nuk plotësojnë kriteret për të vazhduar testimin;
– dërgimi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore i listës emërore të aplikantëve, që plotësojnë kriteret e përcaktuara;
– hartimi i listës përfundimtare të aplikantëve, që plotësojnë kriteret dhe caktimi i numrit kodik për çdo aplikant nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore;
– pajisja e çdo aplikanti me formularin e pranimit dhe numrin kodik nga strukturat vendore të burimeve njerëzore;
– publikimi në websit-in e Policisë së Shtetit dhe në media i njoftimit për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurimit, si dhe listën e kandidatëve që kualifikohen;
– procesi i apelimit;
– konkurimi.
Shqyrtimi i dokumentacionit dhe procesi i ankimimit
Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve.
Aplikanti që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e Burimeve Njerëzore.
Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes.
Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.
Programi dhe fazat e konkurrimit
Aplikanti, që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit:
– testimi me shkrim;
– testimi i aftësive fizike;
– intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit;
– testimi psikologjik;
– kontrolli shëndetësor;
– marrja e shenjave të gishtave;
– verifikimi përfundimtar i aplikantit.
Strukturat e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorive Vendore të Policisë do t’u japin të gjithë aplikantëve formularin e aplikimit, informacionin e nevojshëm për procedurat, kërkesat dhe çdo lloj testimi e verifikimi, si dhe për ushtrimin e të drejtës së apelimit.
Të gjithë aplikantët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ose pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën [email protected] ose në faqen zyrtare në facebook “Policia e Shtetit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRAPASKENA E TRANSFERIMIT/ Neymar vendos tri kushte për të veshur fanellën e Realit (DETAJE)
Previous article Cungu ndryshon mendje, modifikon mbrojtjen. Ja si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Valetës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme Aktualitet

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme

U VRA ME ARMË ZJARRI/ Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020 Aktualitet

U VRA ME ARMË ZJARRI/ Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT