• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
AKADEMIA E SHKENCAVE THEMELON ÇMIMIN “PIKLA”/ Në respekt të akademikut të shkollës shqiptare të matematikës
Home
Kulturë

AKADEMIA E SHKENCAVE THEMELON ÇMIMIN “PIKLA”/ Në respekt të akademikut të shkollës shqiptare të matematikës

14 January, 2024 s.autor Kulturë

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka njoftuar themelimin e çmimit të veçantë shkencor “Pilika”, në nder të akademikut Petraq Pilika.

Në 100-vjetorin e lindjes së akademikut Pilika, i cili ishte edhe themelues i shkollës shqiptare të matematikës, themelues i së parës katedër të matematikës dhe drejtues historik i saj për mbi tri dekada; bashkëthemelues i shkencës së informatikës; anëtar i Akademisë së Shkencave që nga themelimi; përfaqësues i kësaj fushe dije në kongrese ndërkombëtare, u themelua çmimi shkencor që do të mbajë emrin e tij.

Çmimi u themelua me vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe me propozim të komisioneve të përhershme të matematikës dhe informatikës, ndërsa ai do të akordohet për nxitjen dhe vlerësimin e kërkimeve shkencore në matematikë dhe shkencat kompjuterike.

Kush ishte Petraq Pilika?

Petraq Pilika është matematikan, profesor, akademik, Mësues i Popullit. Lindi në Korçë, ku kreu liceun kombëtar francez. Mori pjesë aktive në lëvizjen antifashiste nacionalçlirimtare që në fillimet e saj dhe më pas edhe në luftën antifashiste. U diplomua në degën e matematikës të Universitetit “Lomonosov” të Moskës (1946-1951). Më 1951 u emërua përgjegjës i katedrës së matematikës e të fizikës në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës. Me themelimin e UT u emërua përgjegjës i katedrës së matematikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore, të cilën e drejtoi për 31 vjet.

Pilika kreu studime të rëndësishme në fushën e teorisë së funksioneve, botuar në revista të vendit e të huaja. Në vitet 1970 luajti rol kryesor në hartimin e strategjisë së zhvillimit në matematikë. Ishte organizator kryesor i dy konferencave kombëtare për matematikën (1984, 1989). Nxiti kërkimin e mirëfilltë shkencor dhe e orientoi drejt në hapat e parë të tij në disa fusha me perspektivë për rritjen e nivelit shkencor të mësimdhënies dhe për zbatime në fusha të tjera.

Disa nga veprat kryesore: “Funksionet kufitare e klasat Hp” (monografi); “Teoria e funksioneve të ndryshorit real”; “Teoria konstruktive e funksioneve”.
Akad. Petraq Pilika ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në disa forume shkencore ndërkombëtare dhe pjesëmarrës në kongreset botërore të matematikës. Ai ka përfaqësuar Akademinë e Shkencave në simpoziumin ndërkombëtar të kërkimeve në këtë fushë zhvilluar në Rumani në vitin 1965 (botuar në Studii si cercetări matematice”, vol. 17, issues 6-10, p. 994 et cont., bot. Institutul de Matematică; si dhe në “Revue roumaine de mathématiques pures et appliqués”, nr. 10/1965 (edit. Academia Republicii Populare Romîne); në konferencën ndërkombëtare të matematikanëve në Helsinki më 1982 (botuar në “Proceedings of the International Congress of Mathematicians”, Helsinki 1980, edited by Olli Lehto – “Mathematics” – vol 1, p. 36; si dhe në “Les lettres Albanaises”, 1981.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA "MBËRTHEHET" NGA MOTI I FTOHTË/ Autoritetet thirrje për kujdes
Previous article PËR JU GOCA/ 9 modele çantash klasike që nuk dalin kurrë nga moda

s.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit' Kulturë

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit'

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT