• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKADEMIA E FA HAP PROGRAMIN BACHELOR NË TETOR/ Xhaçka: Do të shërbejë si institucion i mirëfilltë publik i arsimit të lartë
Home
Politikë

AKADEMIA E FA HAP PROGRAMIN BACHELOR NË TETOR/ Xhaçka: Do të shërbejë si institucion i mirëfilltë publik i arsimit të lartë

28 June, 2020 Delo.autor Politikë

Ministerja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë sot në ceremoninë e përfundimit të kurseve nga 53 nënkolonele dhe majorë të FA shqiptare dhe Forcës së Sigurisë në Kosovë, ku njoftoi se tashmë Akademia e FA do të jetë si një institucion i arsimit të lartë publik.

Xhaçka dha lajmin se nga tetori fillon programi Bachelor në Akademinë e FA për të rekrutuar djem dhe vajza.

Ajo tha se kjo është një mundësi për të rinjtë e talentuar, që me programin bachelor mund të kapërcejnë edhe radhët e FA për t’u bërë pjesë e NATO-s.

NJOFTIMI NGA MINSITRIA E MBROTJES

Ministrja Xhaçka jep lajmin e mirë: Në tetor hapim programin bachelor në Akademinë e FA

28 qershor 2020

Pesëdhjetë e tre nënkolonelë dhe majorë të FA shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë përfunduan me sukses vitin akademik 2019-2020 në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Nënkolonelët ndoqën për rreth 1 vit Kursin e Lartë të Oficerit, ndërsa majorët atë të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.
Në ceremoninë e përfundimit të këtyre dy kurseve ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përgëzoi oficerët dhe pedagogët për vullnetin për ta përfunduar vitin akademik edhe kushtet e vështira të diktuara nga pandemia.

“Jemi në prag të një ngjarje vërtet të rëndësishme, që është rezultat i një pune shumë të gjatë e të vështirë nga të gjithë ne. Pasi jemi duke kryer përgatitjet e fundit për të hapur programin bachelor në Akademinë e FA!

Jemi në prag të një momenti kur Akademia e FA do të rifitojë me të drejta të plota rolin e saj si një nga shtyllat e ringritjes dhe modernizimit të FA! Duke shërbyer si një institucion i mirëfilltë publik i arsimit të lartë!
Akreditimi i Akademisë së FA si një institucion i arsimit të lartë, nuk është thjesht një mundësi për të përgatitur kuadro më të mirë për nevojat e mbrojtjes e sigurisë. Kjo është edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të thithur talente të reja në familjen tonë, djem e vajza që do të shohin tek FA mundësinë reale për të ndërtuar një karrierë, si profesionistë të arsimuar. Një karrierë që më të aftët e të talentuarit prej tyre mund t’i çojë shumë larg e shumë lart, përtej radhëve të FA sonë, e deri në zyrat e Aleancës ku ne bëjmë pjesë.”- u shpreh ministrja Xhaçka.
Në përfundim, ministrja Xhacka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i KDS gjeneral brigade Bajram Bega dhe atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës në Tiranë, kolonel Bashkim Shillova i dorëzuan diplomat kursantëve më të spikatur.
Kursin e Lartë të Oficerit e ndoqën 17 nënkolonelë, mes të cilëve 2 nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërsa Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm e ndoqën 36 majorë, 6 prej të cilëve nga FSK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 75-VJETORI I KARTËS SË OKB-SË/ Ambasadorja Besjana Kadare: Shqipëria, e bindur se zgjidhjet kolektive janë mënyra e vetme për të trajtuar krizën globale
Previous article DËMTIMI I RRJETIT ELEKTRIK NË TIRANË/ OSHEE: Nga ‘’Rruga e Elbasanit’’ tek Garda e Republikës, ja cilat zona janë aktualisht pa energji elektrike

Delo.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT