• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AJO PJESA QË DIMË TË DY”/ A buron kjo frazë e Ramës për Bashën, nga pakti i 17 majit?
Home
Politikë

“AJO PJESA QË DIMË TË DY”/ A buron kjo frazë e Ramës për Bashën, nga pakti i 17 majit?

10 October, 2018 F.autor Politikë

“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy” – ishte një prej statuseve të Ramës në rrjete lëshuar së fundi në adresë të Bashës, ku ia vlen të veçohet fraza që e mbyll atë – “..mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”.

Çfarë është ajo pjesë që e dijnë të dy? Nga buron cilësimi “artist” i Ramës për Bashën dhe pse kryeministri herë-herës, që pas paktit të tyre të 17 majit 2017-të, ku kaluan një mesnatë tek për tek, nxjerr në pah detaje nga personaliteti i kryedemokratit?

Pas asaj nate, kur në mënyrë të beftë, pa asnjë mundësi parashkimi, Rama e Basha do dilnin “vëllazërisht” para mediave me një pakt, diçka që vinte pas një situate ekstreme tensioni politik provokuar nga “çadra demokrate”, natyrshëm pati një zbutje e një ndryshim gjuhe të nesërmen, gjithsesi me një diferencë.

Ndërsa Basha u përqëndrua sa tek një vizion qeverisës – gjithsesi anemik – e sa tek denoncimi i LSI-së, Rama ofronte dhe të dhëna mbi personalitetin e Bashës, ku herë përdorte cilësimin përkëdhelës “artist” – dhe kjo pa patur asnjë lidhje me botën e artit – e herë duke vënë në dukje dembelllëkun e tij, por shoqëruar me komplimentin si “çun i mirë”.

Të gjitha këto, me dëshirën e shprehur nga Rama për të vijuar një bashkëpunim mes tyre në kushte të reja, pas njohjes “nga afër”.

Por çfarë ndodhi pra mes tyre në atë qëndrim ballaz, siç kurrë nuk kishin qenë?

Me gjasë, Basha atë natë i është “hapur” Ramës; thënë ndryshe ka hequr atë maskë që shumëkush ia nuhat që e mban, e që i është diktuar nga vetë rrethanat e hyrjes në politikë, më saktë në PD.

Pra, si e dje e si sot, mesazhet e Ramës përmbajnë nëntekstin se atë natë ka njohur një tjetër Bashë, atë origjinalin e jo atë që aktron – si artist – sapo “ndizen kamerat” – një frazë tjetër kjo e përdorur nga Rama, në adresë të kreut demokrat.

Atë mesnatë të kalimit nga 16 në 17 maj, Basha ka tentuar të bëjë politikë me Ramën, por krejt ndryshe.

Ka qenë i vërtetë, si duket nga dhe nga një lloj etjeje për të qenë i tillë, pas shumë vitesh në aktrim.

Por pse nuk vijoi më pas “vëllazëria” e tyre, ndërkohë që flitej për një pakt prej së cilit PD do mund të merrte dhe drejtimin e një pjese të institucioneve shtetërore, deri në kufijtë e një bashkëqeverisjeje?

Siç u pa, humbja e PD-së qe katastrofike, edhe pse iu dhurua Kavaja.

Kjo bëri që Basha të luante kartën e cenimit të votës nga krimi, duke u ndeshur dhe me presionin e brendshëm.

Në një pikëvështrim tjetër, Berisha, nuhajtja e këtij të fundit për çfarë mund të kish ndodhur, nuk do e linte në bashkëqeverisje me Ramën, gjë që do e çfaktorizonte dhe në protagonizmin e tij prej një të sëmuri politik, për t’u marrë gjithë ditën në akuzimin e kundërshtarit nëpërmjet “qytetarit dixhital”.

Dhe ndaj sot, Rama prodhon fraza që burojnë nga ajo fjalosje në mesnatë mes tyre, nga ato orë sinqeriteti njerëzor, ku duket se kreu i mazhorancës, për vetë natyrën e tij, ka qenë më i avantazhuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLEONA VISHET SI NUSE/ Ermali i bën komentin e paparë dhe këngëtarja u shkri së qeshuri (FOTO)
Previous article Ndeshja MIQËSORE me Jordaninë/ MAVRAJ mbledh grupin dhe flet si KAPITEN

F.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT