• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AJO NUK ËSHTË MË SIÇ KA QENË”/ CNN: Merkelit mund t’i ketë ardhur koha të ikë
Home
Nderkombetare

“AJO NUK ËSHTË MË SIÇ KA QENË”/ CNN: Merkelit mund t’i ketë ardhur koha të ikë

17 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Normalisht, kur rivalët politikë humbin, është koha e përkryer për t’u mburrur. Por ky nuk është rasti i kancelares gjermane, Angela Merkel.

CSU, partia aleate e Merkelit, prej së cilës vijnë Ministri i Jashtëm gjerman, Markus Soder, dhe ministri i brendshëm, Horst Seehofer, (dy nga kritikët më të mëdhenj të Merkelit) pësoi një rezultat katastrofik në zgjedhjet e Bavarisë.

Rezultati mund të sjellë fundin e udhëheqjes së Merkelit. Partia e saj, CDU, nuk e kundërshton rezultatin e zgjedhjeve.

CSU ka që në vitet 1950 që valëvit e vetme flamurin konservator në Bavari. Dhe e ka bërë me sukses, përveçse në periudhën 2008-2009, kur fitoi vetëm falë ndihmës së një partie të vogël nga qendra e majtë, Partia e Lirë Demokratike. CSU e ka udhëhequr Bavarinë praktikisht që nga viti 1954.

Dhe do të vazhdojë ta drejtojë, por me një numër shumë më të ulët votash, dhe në koalicion me një prej rivalëve. Të dielën, partia humbi nga 47.7% të votave në 37.2%. Partia e Gjelbër, ndërkohë, ka bërë përparime dhe ka shkuar në 18%.

Partia e pavarur e Votuesve të Lirë doli në vend të tretë, ndërsa e djathta ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD), doli në vend të katërt, me më shumë vota se Social Demokratët me të cilët Merkeli ka koalicion në Berlin.

CSU i ka qëndruar linjës së fortë kundër emigrimit. Ish kreu i Bavarisë, Horst Seehofer, tashmë Ministër i Brendshëm, e ka sfiduar mergelin haptazi. Por kjo politikë dështoi.

Ministri i Jashtëm, Soder, u përpoq të fajësojë politikat e Merkelit mbi emigrimin. Kjo mund të shpjegojë fitoret e AfD, por jo rritjen më drastike të të Gjelbërve, një parti që ka mbështetur vendimin e Merkelit për t’i hapur kufijtë refugjatëve në vitin 2015.

Rezultatet shkatërruese sugjerojnë se votuesit e moderuar konservatorë e kanë ndëshkuar CSU-në për kthimin drejt së djathtës ekstreme.

Fitoret e të Gjelbërve tregojnë shumë se votues të Bavarisë preferojnë politikat e tyre më të moderuara. Tashmë që të Gjelbrit nuk janë më një parti e brezit “Hipi”, politikani i tyre Winfried Kretschmann ka kryesuar me sukses një koalicion me CDU në shtetin e Baden-Württemberg-ut.

Një rezultat i mirë për mbështetësit e qendrës në Bavari, nën rrethana normale, do të ishte lajm i mirë për Merkelin. Ajo ka kohë që kërkon të bashkëpunojë me të Gjelbrit, por deri tani i janë larguar.

“Ajo nuk është më siç ka qenë”, thotë Michael Stürmer, një nga historianët kryesorë të Gjermanisë.

Mund ta shohësh pothuajse në kohë reale se si është duke humbur pushtetin. Vlerësimi i CDU-së në sondazhe ka rënë muajt e fundit.

Ajo është bërë vetë pjesë e problemit. Merkeli ka qenë e sigurt dikur, me kundërshtarë që vinin nga e djathta ekstreme e pak nga qendra.

Por gjërat kanë ndryshuar. Tani ka alternativa të besueshme ndaj Merkelit, politikanë që mund të tërheqin drejt qendrës. Merkel duhet të ruhet për Daniel Günther, udhëheqësi i shtetit Schlesëig-Holstein, i cili drejton një koalicion qeverisës me të Gjelbrit dhe me Demokratët e Lirë.

Nëse CDU humbet zgjedhjet e tjera shtetërore në Hesse, që mbahen pas dy javësh, Merkel mund të bëjë mënjanë në favor të Günther-it, te Konferenca e CDU-së këtë dhjetor.

Dikur thuhej që të gjitha karrierat politike mbarojnë me dështim. Në rastin e Merkelit mund të mbarojë me të qara. A ka ardhur koha t’i themi Angelës auf Wiedersehen?

Matt Qvortrup, CNN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CEREMONIA NË NDER TË "TANIT TË TOPIT"/ Vipa-t që morën pjesë dhe veshjet e tyre (FOTO)
Previous article VRASJA NË BLLOK/ Ndodhet në spitalin e BURGUT. Ervis Martinaj kërkon ndryshim të...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT