Ajaxi fitoi dhe dominoi sot në klasiken e futbollit holandez, në ndeshjen ndaj Feynoordit. Sfida u mbyll në shifrat 1-4 për ekipin nga Amsterdami.
Pjesa e parë mbaroi me rrjeta të paprekura, por që në fillimin e të dytës ishin miqtë ata që shënuan me Huntelaar.
Feynoordi barazoi pak minuta më pas, por tre golat e tjerë të Ajaksit vulosën sfidën dhe i konfirmuan “harkëtarët” si skuadra anti-PSV.