• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AIR ALBANIA” NIS FLUTURIMET/ Sinan Idrizi: Çmime më të ulëta pasi do vetëfurnizohemi me karburant
Home
Intervista

“AIR ALBANIA” NIS FLUTURIMET/ Sinan Idrizi: Çmime më të ulëta pasi do vetëfurnizohemi me karburant

20 August, 2018 F.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Kompania ajrore e fluturimeve Air Albania do të nisë fluturimet  brenda javës së parë të shtatorit.

Fillimisht, lajmi është bërë me dije nga 2 portale turke të specializuara në fushën e fluturimeve, duke e shoqëruar postimin e edhe me avionin që mban ngjyrat shqiptare dhe duke saktësuar se ngritja e parë do të bëhet në datën 31 gusht.

Ndërkaq, gjithçka konfirmohet edhe nga Autoriteti i Aviacionit Civili, i cili bëri me dije për TV SCAN se, aktualisht ky dikaster ka dërguar në Turqi 2 specialistë për inspektimin e  avionit nga ana teknike.

Ndërkohë që, vetëm aksioneri shqiptar i Air Albania, Sinan Idrizi bëri me dije duke rikonfirmuar faktin se nisja e operimit të linjës luhatet në ditët e para të muajit shtator.

Sipas Idrizit, avioni parë që po përfundon është një Airbus 319 dhe do të operojë me fluturime në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll.

Ndërkohë që, pas tij do të vihen në përdorim edhe 2 avionë të tjerë të tipit A320, që do të sjellin një rritje të standardit të fluturimeve.

Ndërkaq, nisja e operimit të kësaj linje pritet të sjellë edhe çmime më të lira për biletat drejt Turqisë, pasi sipas Idrizit tashmë është dakordësuar ngritja e një ndërmarrjeje paralele, që do të bëjë furnizimin me lëndë të parë.

Kjo duke marrë në konsideratë faktin se çmimi i vajgurit, me të cilin furnizohen sot avionët është më i shtrenjti jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, ndërkohë që 30% e kostos së biletës varet pikërisht nga lënda djegëse.

“Ne kemi kërkuar që për të ulur çmimet e biletave të vetëfurnizohemi me lëndë të parë. Kjo do të thotë se do të ndërtojmë një ndërmarrje paralele, që të na ofrohet i njëjti shërbim dhe cilësi. Kjo është një  praktikë që e kanë edhe kompanitë e tjera, përshembull kompania jonë mbështetëse “Turkish Airlines”, u shpreh Idriz.

Referuar vendimit të qeverisë për ngritjen e kësaj kompanie, 51% e aksioneve të kompanisë ‘Air Albania’ janë shqiptare, ndërsa 49% i takojnë kompanisë turke të fluturimeve ‘Turkish Airline”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROVOKON MODELJA SHQIPTARE/ Françeska Jaçe publikon foton me këmbë hapur
Previous article FLAMURTARI "BLINDON" MBROJTEN/ Futbollisti i kombëtares firmos në Vlorë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT