• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Ai që është i varfër, nuk është i pasur”, ja si reagon Nard Ndoka kur lexon ‘thëniet’ e tij
Home
Gossip

“Ai që është i varfër, nuk është i pasur”, ja si reagon Nard Ndoka kur lexon ‘thëniet’ e tij

5 December, 2017 g.autor Gossip, Lifestyle

Batutat e tipit “1000-lekëshi është i barabartë me dy 500- lekësha”; “Në verë bëhet vapë”, “Ai që është i varfër, nuk është i pasur” janë vetëm disa “thënie” në rrjetet sociale të cilat kanë për “autor” Nard Ndokën. Por, natyrisht, ndërsa të gjithë qeshin e argëtohen me batutat e tij në rrjetet sociale, për vetë Ndokën, ka edhe një moment kur teprohet. Por ai nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht, pavarësisht situatave serioze me të cilat mund të jetë ndeshur.

I ftuar pasditen e sotme së bashku me Kozetën, bashkëshorten e tij, Ndoka ka ndarë me publikun edhe një pjesë të jetës familjare. Baba i katër fëmijëve dhe gjysh me nip e mbesë, Ndoka tregon se ndihet shumë i lumtur pranë familjes, që për të është gjëja më e shenjtë.

Por nuk ka lënë mënjanë edhe “famën” e batutave, e cila tashmë e shoqëron kudo, madje edhe në sallën e parlamentit.I pyetur si e ndien veten kur e lexon emrin gjithandej si “autor” i këtyre thënieve, Ndoka tregon se ai është natyrë që karakterizohet nga humori, ndaj argëtohet edhe vetë kur lexon a dëgjon thënie të tilla: “Unë jam natyrë me humor, batutat janë pjesë e imja, madje edhe në pjesën politikë. Edhe në parlament, kjo puna e batutave më përmendet më shpesh, aq sa ndonjëherë më duket sikur më shumë më njohin përmes batutave”, – rrëfen Ndoka.

Por, sigurisht, jo rrallëherë është tepruar, aq sa janë mbledhur të gjitha thëniet popullore dhe janë vendosur në gojën e tij: “Në fakt, edhe është abuzuar, janë mbledhur edhe batutat popullore dhe janë vendosur në gojën time. Por i kam marrë me sportivitet, pavarësisht se edhe disa thënie folklorike janë në gojën time.” – thotë duke qeshur Ndoka.

Megjithëse është ndër politikanët më të paqtë që njohim, edhe për Nardin, si për të gjithë, abuzimet nuk kanë qenë të pakta. Përmes ekranit, ai falënderon publikisht bashkëshorten e tij dhe familjen që gjithmonë janë treguar mirëkuptues për profesionin e tij./ tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luana na prezanton me "bishën e saj", por shikoni kush është e bukura... (Foto)
Previous article Xhelal Mziu zbulon të vërtetën e takimit, dhe premtimin që i bëri Rama

g.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT