• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AI PO TALLEJ ME MUA…”/ Zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar që vrau kunatin: E futa në shtëpinë time, por më shkatërroi fëmijën
Home
Breaking News

“AI PO TALLEJ ME MUA…”/ Zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar që vrau kunatin: E futa në shtëpinë time, por më shkatërroi fëmijën

16 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi zbuloi se i kishte përdhunuar vajzën prej 9 vitesh, është liruar nga qelia nën masën e siguriës “Arrest shtëpie”.
Para gjykatës greke, 50-vjeçari ka përshkruar të gjithë makthin e përjetuar që më datën 7 janar kur u informua nga pronarja e shtëpisë ku banonte vajza e tij se qiraja nuk ishte paguar.

“Po i bërtisja ‘pse më përdhunove fëmijën’ dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, e ndihmova financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”, tha Fatmir Tarellari.
Ndërkohë vajza 18-vjeçare ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos, kur i ati i kërkoi shpjegim, por nuk iu përgjigjën në telefon. Pasi nuk arriti dot të kontaktonte me 18-vjeçaren, shkoi për t’i takuar dy vajzat e tij.

Në bisedën mes babait dhe vajzës, 18-vjeçarja i tregoi të atit se paratë e qirasë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i tregonte familjes dhe gjithë botës fotot e videot që kishte në posedim, ku ajo ishte filmuar nga 33-vjeçari gjatë aktit seksual.
Por vajza nuk ka zbuluar emrit e personit që e ka për dhunuar dhe shantazhuar. Megjithatë 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah.
Ai nuk e mendoi për asnjë moment mjedisin e mbyllur shoqëror ku jetonin dhe i kërkoi të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog.
50-vjeçari fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite.
Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar të bijën, sipas dëshmisë së tij për hetuesit.
Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj.
“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka përdhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”, ka thënë 50-vjeçari.
Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti.
Atje nuk pushoi dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht, mësohet të ketë thënë Fatmir Tarellari.
Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por i ka thënë bashkëshortes së tij që t’i telefononte dhe të shkonte ta ndihmonte për të ndryshuar gomën e makinës pranë hyrjes së Volos.
33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit.
“Pse më përdhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa.
Por kunati i tij, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur dhe duke vrapuar, duke ndryshuar vazhdimisht drejtime, ka tentuar ta sulmojë dhe t’i marrë armën.
Si e përshkruan ai vrasësin?
Për t’u mbrojtur, 50-vjeçari tha se e ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë.
Por Erjon Pelivani u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj 33-vjeçari, sipas dëshmisë së autorit, tentoi t’i hiqte armën, por gjatë përleshjes është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje.
Ai u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit të tij.
“Unë telefonova policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas u dorëzova”, përfundoi ai dëshminë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ ZAMIR KALEMIT/ Policia zbardh dinamikën, këto janë provat që do t’i çojnë drejt autorëve
Previous article AKSIONI/ Forcat speciale “blindojnë” Shkodrën për të arrestuar mikun e Martinajt, qëllohet qeni pasi sulmojnë banesën

s.autor

Postime të ngjashme

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve Aktualitet

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve

ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet Aktualitet

ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar Aktualitet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT