Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë takimeve më strukturat e partisë sot në Skrapar, veç deklaratës se në qershor nuk do të ketë vetëm zgjedhje locale bëri dhe disa të tjera akoma më të bujshme.
Gjatë fjalimit, Kryemadhi “përdori” origjinën e bashkëshorit, Presidentit Meta si për të dashur të lërë një batutë pas, e cila nuk duket se ndodhi.
Ajo që mbetet e paqartë, është se përse duhet ti shërbejë Skrapari Metës, kur ai tanimë nuk është më kryetar partie…por President?
Pjesë nga fjalimi:
“Përfitoj nga rasti për të falënderuar dhe bashkëshortin tim si skraparlli që është, që në fakt armiqtë politik do ma quajnë politike, por në fund të fundit djalë Skrapari është dhe përveç se Skrapari i ka dhënë emër atij ai e ka për detyrë ti shërbejë Skraparit dhe skraparllinjve. Sot në fakt nuk jemi thjesht në një situatë normale, nuk jemi në kushte normale, jemi në kushtet emergjencës, përsa i përket situatës në të cilën ndodhet Shqipëria. Siç ndodhet Shqipëria ndodhet dhe Skrapari, ndoshta për shkak të qëndresës dhe për shkak të pozicionimit të tyre politikisht. Sot Shqipëria ka rënë në duart e një grupi kriminal dhe oligarkësh, të cilët çdo ditë e më shumë mendojnë sesi të vjedhin para nga buxheti i shtetit, sesi të varfërojë shqiptarët dhe sesi të pasurohen vetë ata duke çuar paratë në xhepin e Kryeministrit.”
Përgatiti: AlpeNews.al


