Aleksi është 27-vjeçari shqiptar i cili vrau babain e tij 70 vjeçar me shtetësi greke, më 27 maj 2018 pasi ai dhunonte dhe abuzonte seksualisht me të dhe motrat e vëllezërit e tij më të vegjël. Prej një viti vijon në Greqi gjyqi për shqiptarin, i cili një ditë më parë doli para gjykatës greke dhe pranoi krimin. Ai u prit nga një grup njerëzish para derës se gjykatës, të cilët po duartrokisnin për të, duke e quajtur ‘HERO’.
I akuzuari kërkoi falje duke thënë: “Unë nuk doja ta vrisja babanë tim. Babai im me atë që bëri për mua më krijoi dhimbje, zemërim. Nuk kishte një ditë që nuk hanim dru, duke mos parë nënën time të zvarritet, duke mos u bërë me gjak nga goja dhe hunda. Ai nuk ishte një baba, ai ishte një përbindësh. Ai nuk ishte i interesuar për askënd. Një mëngjes përjetova poshtërimin më të madh. Ai më tha që nëse nuk shkoj, ai do të na vrasë të gjithëve, dhe fëmijët e tij të vegjël, dhe pastaj do të kryejë vetëvrasje. Babai im më detyroi mua të shkoj në këtë pikë.”
27-vjeçari shqiptar është fëmija i dytë nga martesa e dytë e viktimës. Më pas, 70-vjeçari me origjinë greke, ishte martuar për herë të tretë me një grua rumune, e cila vdiq para disa vitesh nga një sëmundje e pashërueshme. Me gruan e tretë, ai pati edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 10 vjeç. Edhe me ata, Aleksi thotë se ai ka abuzuar seksualisht. Në Gjykatë, Aleksi shpjegoi edhe faktin përse në Greqi jeton me leje qëndrimi si shqiptar. Mamaja e tij është me origjinë shqiptare. Edhe pse ka lindur në Greqi me baba grek, ai nuk është regjistruar si i tillë në gjendjen civile.
Gjykimi pritet të përfundojë me fjalën e Prokurorit dhe vendimin e gjykatës për 27-vjeçarin shqiptar.


