• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AI ËSHTË NJË AMERIKAN I VËRTETË…”/ Trump: Do të blej një Tesla për të treguar mbështetjen time për Musk
Home
Nderkombetare

“AI ËSHTË NJË AMERIKAN I VËRTETË…”/ Trump: Do të blej një Tesla për të treguar mbështetjen time për Musk

11 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të blejë një Tesla të re për të treguar mbështetjen e tij ndaj Elon Musk, themeluesit dhe CEO-s së prodhuesit të njohur të automjeteve. Musk është gjithashtu një mbështetës dhe këshilltar i madh i fushatës së Trump.

“Për republikanët, konservatorët dhe të gjithë amerikanët e mëdhenj, Elon Musk po vë gjithçka në rrezik për të ndihmuar kombin tonë dhe po bën një punë të mrekullueshme,” shkroi Trump në platformën e tij sociale, “Truth Social”.

Deklarata e Trump vjen vetëm disa orë pas një rënieje të ndjeshme të aksioneve të Tesla-s, të cilat humbën mbi 15% në Wall Street, shënuar si rënia më e madhe që nga viti 2020. Në të njëjtën kohë, të dhënat nga Pekini konfirmuan vështirësitë e Tesla-s në tregun kinez, ku shitjet e kompanisë janë përgjysmuar gjatë muajit të fundit.

Në postimin e tij, Trump akuzoi të majtën radikale se po përpiqet të bojkotojë fshehurazi Tesla-n për të dëmtuar Musk dhe vlerat që ai përfaqëson.

“Të çmendurit e majtë radikalë, siç bëjnë shpesh, po përpiqen të bojkotojnë ilegalisht dhe fshehurazi Tesla-n, një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në botë dhe ‘bebin’ e Elonit. Ata duan ta sulmojnë dhe ta dëmtojnë atë për shkak të bindjeve të tij,” shkroi Trump. “Për këtë arsye, nesër në mëngjes do të blej një Tesla të re si shenjë besimi dhe mbështetjeje për Elon Musk, një amerikan vërtet i madh. Pse duhet të ndëshkohet ai që ka vënë aftësitë e tij të jashtëzakonshme në shërbim të ‘Make America Great Again’?”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRANOI ARMËPUSHIMIN 30-DITOR/ Trump: Do ta ftoj Zelenskyn sërish në Shtëpinë e Bardhë
Previous article MUND T'I KENI NË SHTËPI/ Këto këpucë rikthehen në modë

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT