• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“AI DREJTOR QELBËSIRË NUK MË OFROI…”/ Hervin Çuli i përgjigjet Bujar Asqeriut: Budallallëk me brirë, i dhashë rol te “Tri motrat”
Home
Kulturë

“AI DREJTOR QELBËSIRË NUK MË OFROI…”/ Hervin Çuli i përgjigjet Bujar Asqeriut: Budallallëk me brirë, i dhashë rol te “Tri motrat”

29 December, 2022 s.autor Kulturë

Regjizori Hervin Çuli i është përgjigjur sot aktorit Bujar Asqeriu që e akuzonte pak ditë më parë se nuk i kishte dhënë shfaqje për shkak të qëndrimeve të tij kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Duke folur në një intervistë për News 24, Çuli tha se rolet i ndajnë regjizorët dhe jo ai kur ka qenë Drejtor i Teatrit, teksa shtoi se nuk ka sot asnjë regjizor që të thotë se ka marrë urdhër nga Drejtori për të mos i dhënë rol një aktori.

Çuli komentoi gjithashtu edhe një shkrim të dy ditëve më parë lidhur me formatin e Big Brother VIP, ku tha se organizatorët duhet të fusin elementë edukativ për të mos e banalizuar pjesëmarrjen në të të disa aktorëve me emër.

Përse shkruat një shkrim për Big Brother?

Është një eksperiment njerëzor që mua nuk më josh. Në ekuilibrat e këtij formati nuk gjejmë as dëshirën për të integruar edhe gjëra që i shkojnë edukimit të popullsisë. Ku shkojmë me këto formate? Cfarë përfiton shoqëria dhe fëmijët tanë? Ku është ky format përballë artit të vërtetë, flas për artin edukativ. Vetëm 3% e publikut francez e ndjekin këtë format.

Në këtë BBV kanë hyrë aktorë me emër si Zaharia, Mustafaraj, Hazizi. Pse mendoni ju se ata kanë hyrë? Për çfarë kanë nevojë ata?

Pyetja juaj ka përgjigjen time brenda. Nganjëherë në formate të këtij lloji nëse nuk i çojmë në drejtimin e duhur, ka mundësi që këta njerëz që deformohen në trysninë e injorancës që i rrethojnë. Kllogjeri aty nuk është në rolin e tij. Ne nuk e zhbëjmë dot këtë format, ne kemi mundësinë ta emancipojmë. Shpresojmë që edhe për aktorët dhe këngëtarin të ketë gjera nga organizatorët që prodhojnë edukacion. Nuk besoj që debati për erosin, publiku edukohet. Ka personazhe aty brenda si Mustafaraj që i bie disa veglave muzikore, këndon shumë bukur përveç aktrimit. Ti mund të fusësh një kitarë aty brenda. Formatet e këtij lloji nuk mund të shkojë te një format porno televizion. Ky është shqetësimi qytetar që unë shkruajta. Ajo që shkruaj unë është ky është shteti ynë, mbështetja që shteti i jep artit të vërtetë që të përballojë këtë det të madh të këtyre formateve.

Ju ka ardhur keq që jeni përballur me kolegët për prishjen e Teatrit?

Vazhdoj të mendoj që Teatri duhet të ndërtohet aty ku është. Më vjen keq që komuniteti i aktorëve u përça keqas. Le t’ia lëmë këtë diskutim ditëve që vijnë se do kemi biseda pa fund për Teatrin, për Ministrinë e Kulturës.

Ka aktorë që ju kanë akuzuar se nuk u keni dhënë role kur keni qenë Drejtor. Bujar Asqeriu e ka artikuluar këtë…

Kjo është një budallallëk me brirë. Nuk mund ta lë unë 4 vjet pa punë se 3 vite kanë qenë pandemi. Personazhi në fjalë duhet trajtuar pak ndryshe, është një absurditet me brirë. Unë nuk censuroj njeri se rolet i ndajnë regjizorët. Unë i kam dhënë rol tani në fund te “tri motrat”. Kur njeriu shkon në patologjinë që duhet të nxjerrë vrer, është absurditet. Ky është Big Brother, nga tema kryesore që është shqetësimi më i madh qytetar, portalet do të merren me çfarë thashë unë për filan aktor. Jo ai, po kushdo qoftë të dalë me një fakt në dorë dhe të thotë “filan regjizor më ka thënë që Drejtori i Teatrit Kombëtar ka dhënë urdhër që nuk do kesh rol”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E INFEKTIMEVE ME COVID-19/ Britania paralajmëron mbylljen e kufijve me Kinën! Sekretari i Mbrojtjes: Vendimi do merret kur...
Previous article BANORËT TË GJITHË TË ZGJUAR NGA GËRRHITJET E TIJ/ Luizi i kthehet: Do mësoheni

s.autor

Postime të ngjashme

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT