• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AHMETAJ UDHËTIM PRIVAT ME MËRTIRIN? Rama: Partia juaj më ka nxjerrë lakuriq, mos inkriminoni njerëz vetëm prej fotove
Home
Politikë

AHMETAJ UDHËTIM PRIVAT ME MËRTIRIN? Rama: Partia juaj më ka nxjerrë lakuriq, mos inkriminoni njerëz vetëm prej fotove

23 February, 2022 Delo.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse ka pasur dijeni për një udhëtim privat mes zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj me biznesmenin Mirel Mërtiri disa vite më parë. Deputeti Belind Këlliçi solli në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, disa foto ku pretendon se Ahmetaj është aksidentuar në Maqedoni, dhe në makinë ka qenë me Mërtirin.

Kreu i qeverisë deklaroi se kjo duhet verifikuar, teksa shton se të nxjerrësh foto, nuk është faktues. Sipas Ramës, Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe merren vesh të gjitha.

Kryeministri Rama thotë se njerëzit nuk duhen inkriminuar vetëm për shkak të një fotoje, teksa ka risjellë në kujtesë fotot lakuriq që ka dalë vetë kreu i qeverisë disa vite më parë. Për këtë, Rama thotë se i ka publikuar Partia Demokratike.

Këlliçi: A është etike që udhëton privatish me një nga personat e konçensionit.

Rama: E para meqë më pyetët për kodin etik. E kam kërkuar unë të vendoset në qeveri dhe është aprovuar që në fillim fare. Është vendosur që ministrat, kryeministri nuk udhëtojnë në biznes klas, prveç rasteve të veçanta. Në rastin është problemi im shëndetësor që duhet të shkojë në SHBA. Është histori basketbollistësh. E para, e dyta kryeministri dhe ministrat nuk dalin për pushimet jashtë shtetit, dhuratat kanë një limit. Dhe sot, në Këshillin e Ministrave ka një muze plus një depozitë me dhurata që kanë të gjitha bashkë një vlerë shumë të madhe. Që unë i kam regjistruar aty dhe ua kam lënë shtetit shqiptar. Tani, lidhur me atë që ju më tregoni, janë më pas në mandatin e tretë, janë shtuar disa element të tjerë. Që kanë të bëjnë edhe me biznesmenët, por nuk më kujtohet e çfarë.

Ajo që më tregoni tani, është për t’u parë se çfarë rrethanash, është për t’u gjykuar nga struktura që i gjykon.Përpara se të jap një gjykim, duhet që personi që kishit këtu, kjo është një gjë që duhet sqaruar. Unë personalisht nuk preferoj të udhëtoj me biznesmenë dhe të bëjë asgjë tjetër përveç bisedave që lidhen me çështje të interest të tyre privat dhe interest public që unë përfaqësoj. Nga ana tjetër duke pasur parasysh, rrethanat konkrete. Duhet parë konkretisht, nuk mendoj se lidhjet janë bërë kaq direkte. Djali i ish-kryeministrit darkon me një nga grupet mafioze më të egra të Europës. A është kjo një arsye të the që djali i ish-kryeministrit është mafioz dhe ndan drogën? Jo. Unë po them vetëm kaq, nuk janë arsye as fotografitë. Një miku im i vjetër në PS thoshte një shprehje. “politika në Shqipëri është autobus unaze”, dhe jeta e tillë është, dalim të gjithë kushërinj. Unë nuk kam bërë fotografi me Saliun edhe kur kam qenë.

Këlliçi: Ky episod ka ndodhur 5 vite më parë. Të kishit marrë informacion më parë.

Rama: Nuk flas në emër të të tjerëve. Një shënim këtu, nëse është e saktë data, ai nuk ka qenë ministër. Nëse data është e saktë, nuk ka qenë ministër. Duhet verifikuar. Mos të inkriminojmë njerëzit me foto. Nuk dihet se çfarë fotosh të dalin nesër, unë do të të mbroj ty. Unë do të të mbroj ty pasi mua më kanë nxjerrë lakuriq, më nxorri lakuriq ish-partia jote. Mua partia juaj më ka nxjerrë lakuriq. Kjo kulturë kap foto dhe nxirr. Mos u merrni me foto.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCENERATORËT/ Rama-Tabakut: Je kaluar prokurores për të çuar njerëz në burg. Kurrë s’do ta përmend Lulin kur ta çojnë atje
Previous article PRAG LUFTE/ Trupat ukrainase hyjnë në Donetsk e Luhansk, një natë më parë makina luftarake ruse në Odessa

Delo.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT