• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Agron Gjekmarkaj: Basha ka rënë në grackën e rusëve. Duhet të tregojë të vërtetën e kësaj historie, ndryshe…
Home
Shqipëri

Agron Gjekmarkaj: Basha ka rënë në grackën e rusëve. Duhet të tregojë të vërtetën e kësaj historie, ndryshe…

10 March, 2018 luljetaautor Politikë, Shqipëri

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike si dhe rastin e shumëpërfolur së fundmi për lobime me rusët.

Në një intervistë për ‘Oktapod’ më Turjan Hyskën në “VizionPlus” Gjekmarkaj ka folur edhe për sulmet që po i bëhen kreut aktual të kësaj force politike dhe se nga kush po sulmohet.

Ai tha se së pari po sulmohet nga pushteti, por theksoi gjithashtu se situatat që janë krijuar në PD i kanë krijuar atij kundërshtarë deri në kufijtë e armiqësisë.

“Basha është në një pozitë të vështirë, edhe duke qenë se është kryetar i opozitës sulmet i vijnë së pari nga pushteti. Situatat që janë në Partinë Demokratike atij i kanë krijuar kundërshtarë deri në kufijtë e armiqësisë. Ka një situatë bolente që zien në PD, dhe ai është përgjegjës kryesor për këtë. Kështu që është e natyrshme që të ketë shumë sulme përreth tij. Mendoj se është në një fazë që po merr sulme të merituara”, tha Gjekmarkaj.

Ai tha se ende po merremi me pozitën për faktin e vetëm sepse nuk po shohim që të krijojë shpresë, por po shfaqet si një pjesë dekadente e pushtetit.

“Zakonisht fajin e ka qeveria dhe ne duhet të merremi më shumë me të sesa me opozitën por, po merremi ende me opozitën për arsye sepse nuk po shohim që kjo opozitë të krijojë shpresë. Të jetë një alternative ndryshe nga pushteti. Ajo po shfaqet si një pjesë dekadente e pushtetit. Pra jo e denjë për të marrë vëmendjen e shqiptarëve në këtë moment.

Shoqëria po e sheh me indiferencë opozitës sepse e ka pritur gjithë këto vite. Ka pritur që Lulzim Basha në 2013 të bëjë një ‘me akulpa’ për gabimet që ka pasur qeverisja e Sali Berishës. Të ringrejë dhe të themelojë PD. Ta hapë atë për elita dhe shtresat profesionale. Kam përshtypjes se Basha ka goditur rëndë fibrën politike të Partisë Demokratike. Ka goditur ata që janë kolona që e kanë mbajtur në ditët më të vështira”, shtoi analisti.

E ndërsa akuzat për lobim me rusët për të ndërhyrë në sistemin politik në Shqipëri Gjekmarkaj tha se nuk beson për asnjë moment se Basha është pro rus.

Sipas tij e vetmja gjë që duhet të bëjë Basha është të jetë i vërtetë dhe të mos mistifikojë edhe më tepër këtë çështje.

“Unë fjalën e fundit do ta them të parën, unë nuk besoj për asnjë çast që Lulzim Basha është pro rus. Nuk mendoj që Lulzim Basha ‘po bën lojën e Rusisë në Shqipëri, dhe për më tepër për ta destabilizuar Shqipërinë. Mendoj që është një burrë pragmatist, është njeri që nga ky vend ka marrë gjera të merituara dhe të pa merituara. Është bërë ministër 30 vjeç, është bërë ministër i jashtëm, i brendshëm, kryetar Bashkie, në mënyrë të merituar dhe pa merituar. E pa merituar se edhe pse mori barazimin ai prishi rregullat e lojës. Në vijim të kësaj logjike ai u bë kryetar i PD falë mbështetjes së madhe që i dha Sali Berisha me Olldshhin. Edhe në 2017 Berisha me një autoritet moral, me një bilbil që do ti ishin mbledhur demokratët edhe sot ia pranoj ngrirjen. Ai ka marrë kaq shumë nga ky vend sa nuk ka arsye ta urrejë dhe të bjerë në gracë të Rusisë. Por edhe nëse ka rënë mendoj që ka rënë nga mendjelehtësia.

Basha ka vetëm një aleat si çdo kush tjetër që hyn në ingranazhe të tilla. I vetmi aleat është e vërteta. Të tregojë të vërtetën e kësaj historie. Sa më shumë shton shpjegime jo racionale dhe i bën ato mullar, mendoj se e mistifikon edhe më tepër ketë çështje. Shton me qindra pandehma të cilat shohim pastaj atë pjesë të komploteve, ndoshta imagjinare, ndoshta jo të vërteta”, tha Gjekmarkaj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Partizani mposht dhe parakalon Luftëtarin. Skënderbeu bën detyrën ndaj Lushnjës
Previous article Goli i Sefës vlen vetëm për statistika, Skënderbeu triumfon ndaj Lushnjës

luljetaautor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT