• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AGRESIONI RUS/ Suedia nis ndihmë shtesë ushtarake në Ukrainë
Home
Botë

AGRESIONI RUS/ Suedia nis ndihmë shtesë ushtarake në Ukrainë

6 October, 2023 s.autor Botë

Suedia do të dërgojë në Ukrainë ndihmë të re ushtarake, në vlerë të 199 milionë dollarëve, ka thënë ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson. Ai ka thënë se pjesa më e madhe e ndihmës përbëhet prej municionit. Jonson ka thënë në një konferencë për media se Qeveria u ka kërkuar zyrtarisht forcave të armatosura që të vlerësojnë nëse Suedia do të mund të dërgojnë aeroplanët luftarakë JAS Gripen në Ukrainë.

Më vonë, Jonson e ka përmendur që për çështje të brendshme të sigurisë, Suedia fillimisht duhet të bëhet vend anëtar i NATO-s, para se të mund të shpërndajë pajisje të tilla. Suedia shpreson që do të mund t’i bashkohet aleancës veri-atlantike këtë vjeshtë, dhe të marrin fund procedurat e ratifikimit nga ana e Turqisë dhe Hungarisë. Ndihma e re ushtarake do të jetë e 14-ta që Suedia nis në Ukrainë, prej nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022.

Liderët evropianë janë mbledhur në Granada të Spanjës për të diskutuar rreth përkushtimit për t’i ndihmuar Ukrainës, pas turbulencave të fundit politike në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë rritur dilemat në këtë drejtim. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar të enjten se Rusia mund t’i sulmojë edhe shtetet tjera brenda pesë vjetëve nëse Evropa zbeh mbështetjen. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MINISTERIALI I MINISTRAVE NË TIRANË/ Varhelyi: KE do sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit...
Previous article PLUMBA VILËS NË KUBIN/ Policia kreh zonën në kërkim të autorëve, blindohet Kurbini, ja çfarë dihet

s.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT